KFOR me sukses e ka marrë nën kontrollë bllokadën rrugore në Jagnjenicë në komunën e Zubin Potokut
Zubin Potok, 28 nëntor - Sot në mëngjes KFOR-i me sukses e ka marrë nën kontrollë bllokadën rrugore në Jagnjenicë në komunën e Zubin Potokut.
Gjatë këtij incidenti trupat e KFOR-it pasi që së pari e kanë siguruar bllokadën
rrugore me trupa këmbsorike më pas ka përdorur makineri të specializuar për ti
larguar automjetet në barrikadë.
Cisternat me ujë janë tani për tani në vend ngjarje për të parandaluar demonstruesit
nga reagimet e metutjeshme të dhunshme kundër trupave të KFOR-it.
Ndërkohë dhe gjatë operacionit demonstruesit kanë përdorur armë të vogla zjarri
dhe si pasojë janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it.
KFOR-i gjithashtu mund ta konfirmojë përdorimin e izoluar të plumbave të gomës,
gazit lotsjellës dhe piper sprejit. Kjo është bërë si përgjigje kundër reagimeve të
demonstruesve.
Përfaqësusesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i i cili në
fillim nuk deshi të flasë me KFOR-in.
Tani Zëvendës Komandanti of the Forcave Resezervë Përtej Horizontit është duke
biseduar më përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut për të gjet një mënyrë për
të qetësuar sitautën.
Operacioni është në përputhshmëri të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it.
Trupat e KFOR-it po vazhdojnë ta heqin barrikadën.
Përfaqësuesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i, mirëpo ai
nuk ka qenë i gatshëm që të flasë.