25 Dhjetor 2024

KFOR me gaz lotësjellës shpërndan grupin e serbëve

Prishtinë, 27 shtator - Trupat e KFOR-it kanë përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë një grup të serbëve që kundërshtonte mbylljen e rrugës alternative Kosovë-Serbi si dhe heqjen e barrikadave në afërsi të Jarinjes.
 
Serbët kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it të cilët më pas kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Njoftimet nga veriu bëjne të ditur se situata vazhdon të mbetet e tensionur ndërsa qindra serbë po qëndrojnë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it që kanë arritur të heqin pjesërisht barrikadat në afërsi të portës 1 si dhe të mbyllin një rrugë alternative që lidh Kosovën me Serbinë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adamek ka thënë se trupat paqëruajtëse do të vazhdojnë operacionin për mënjanimin e barrikadave nëse vlerësohet e nevojshme.

Duke u nderlidhur me zhvillimet e sotme edhe misioni i EULEX-it ka kërkuar që rrugët të lirohen për qarkullim.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adametz, ka konfirmuar për RTK-në se gjatë aksionit të sotëm në mëngjes janë ndaluar 5 persona, të cilët i janë dorëzuar policisë së EULEX-it dhe pas marrjes në pyetje janë liruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)