KFOR mbyll rrugën në mes të fshatrave Dragalicë - Babiq
Mitrovicë, 8 janar - KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rruga e cila çon nga Dragalicë në Babiq përgjatë bregut jugor të liqenit të Gazivodës, është menduar të transportojë vetëm automjete të lehta.
Megjithatë, kohët e fundit ajo po përdoret nga automjetet e rënda. Kjo së fundmi shkaktoi një aksident në të cilin sasi të mëdha të karburanteve ndotën liqenin.
Me përkeqësimin e mëtejmë të kushteve rrugore, rreziku nga aksidentet është rritur.
Për këtë arsye, KFOR-i ka vendosur ta kufizojë qasjen e automjeteve të lehta dhe atyre lokale bujqësore deri në njoftimin e rradhës.
Kjo sipas KFOR eshte ne interes te sigurise se popullates vendore si dhe mbrojtjes se ambientit.
\"Ne e vlerësojmë bashkëpunimin dhe shprehim keqardhje për shqetësimin që mund të shkaktojë kjo masë\".
Megjithatë KFOR-i është i sigurtë se rrjeti rrugor ekzistues është i mjaftueshëm për shërbim të gjithë trafikut.