13 Janar 2025

KFOR mbështetë sigurinë në Mitrovicë

Prishtinë, 15 tetor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, vlerësoi menaxhimin e situatës në Mitrovicë nga përgjegjësit e  sigurisë, gjatë dhe pas pezullimit të ndeshjes së futbollit në mes të Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur dje në Beograd.

Pas ndërprerjes së ndeshjes, shumë njerëz filluan të mblidhen në të dy anët e urës Austerlitz në Mitrovicë, por vendosja e koordinuar e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it ishte shumë efektive në kontrollimin e situatës dhe ka vepruar si masë parandaluese në vendngjarje. Nuk pati raportime për përleshje dhe incidente.

KFOR-i mbështeti Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke monitoruar tërësisht situatën me Njësitin e Specializuar Shumëkombësh dhe me Ekipet per Ndërlidhje dhe Monitorim-Veri dhe duke vendosur me shpejtësi Forcat manovruese të KFOR-it në disa zona të Mitrovicës në afërsi të urës Austerlitz.

Komandanti i KFOR-it personalisht është shprehur i kënaqur për  profesionalizmin e Policisë së Kosovës të demonstruar në sigurimin e strukturës së nevojshme të sigurisë për të shmangur çfardo incidenti dhe për sensin praktik të treguar nga popullata, e cila u shpërnda në mënyrë paqësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)