KFOR mban ushtrime ushtarake në veri të Kosovës
Prishtinë, 15 mars - Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë do të mbajnë një manovër ushtarake në veri të Kosovës, saktësisht në zonën e Leposaviqit.
KFOR-i nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se ky demonstrim bëhet për të parë kontrollimin e turmave dhe trazirave, tash kur NATO ka zvogëluar trupat e veta në Kosovë në rreth pesë mijë pjesëtarë.
Manovra do të mbahet në kampin Notting Hill në Leposaviq, thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.