KFOR mban ushtrime për kontroll të trazirave
Prishtinë, 17 nëntor - Batalioni Rezerv Taktik për Manovra në kuadër të
KFOR-it, do të mbajë një ushtirm fushor në Kampin Rigas Ferreros afër
Ferizajit.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard BÜHLER do të jetë i
pranishëm në trajnimin e batalionit të tij rezerv taktik.
Qëllimi i këtij ushtrimi është që të ushtrohen dhe të përforcohen edhe më tej procedurat standarde operacionale mbi teknikat dhe taktikat.
Ushtrimi është pjesë e një cikli trajnues, i cili ka për qëllim që të shtojë ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e KFOR-it dhe të demonstrojë që KFOR-i është i aftë të reagojë ndaj çdo sfide, në çdo kohë dhe në çdo vend, pavarësisht nga reduktimi i trupave të veta.