KFOR mban të bllokuara rrugët alternative në veri
Mitrovicë, 10 gusht - KFOR-i po vazhdon ti mbajë të bllokuara rrugët alternative në veri të Kosovës, të cilat të qojnë në drejtim të Rudnicës, duke anashkaluar pikën doganore në Jarinje.
Përveç rrugës në Tresavë, KFOR-i është duke mbajtur të bllokuar edhe rrugën tjetër alternative që kalon nëpër vendin e quajtur Vrima e Ujkut.
Sipas mediave serbe, përfaqësuesit ilegal të Komunës së Leposaviqi nuk kanë arritur të bisedojnë me zyrtarë të KFOR-it, të cilët mbajnë të bllokuar rrugën në Tresave.