22 Dhjetor 2024

KFOR mban manovra, “Ushtrim i rastit”

Prishtinë, 4 maj - Nga data 4 deri më 5 Maj 2010, një ushtrim i forcave manovruese të KFOR-it do të zhvillohet në pjesën qëndrore të Kosovës. Kjo do të përfshijë tërë zonës e përgjegjësisë së Battle Grupi-it Shumëkombësh Qendër (MNBG-C) duke përfshirë edhe kufijtë.

Ushtrimi është pjesë e ciklit trajnues i cili ka për qëllim për të ushtruar gatishmërinë luftarake dhe aftësitë operacionale të Battle Grupeve Shumëkombëshe të KFOR-it brenda mjeteve dhe strukturave të tyre aktuale.

Ky ushtrim nuk është përgjigje ndaj, apo përgatitje për, çfarëdo situate aktuale apo që pritet të ndodhë në Kosovë.

KFOR-i në mënyrë rutinore zhvillon ushtrime për të treguar se KFOR-i është i vendosur dhe i aftë të dislokojë forca në mënyrë efektive kur shfaqet nevoja, si pjesë e përkushtimit për të frenuar çfarëdo dhune apo trazire për të ruajtur ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)