KFOR mban manovra ushtarake me 11 dhe 12 maj
Prishtinë, 10 maj - Nga 11 maji deri më 12 maj, ushtrimet të cilat do të përfshijnë forcat manovruese të KFOR-it nga Battle grupi shumëkombësh Qendër (MNBG-C) dhe Battle grupi shumëkombësh Jug (MNBG-S) do të ndërmirren në pjesën qendrore të Kosovës. Kjo do të përfshijë të tërë rajonin e përgjegjesisë së MNBG-Qendër duke përfshirë edhe Prishtinën, kështu që automjetet e KFOR-it do të patrullojnë edhe në qytet.
Gjithashtu, do të mbahet edhe një ushtrim për kontrollimin e masës dhe tarzirave (CRC-Exercise) në pjesën ushtrake të Aeroportit të Sllatinës.
Qellimi i këtyre ushtrimeve është për të ngritur interoperabilitetin dhe aftësitë e trupave të KFOR-për të reaguar ndaj cfarëdo skenari të mundshëm. Për të arritur kërkesat më të larta të fleksibilitetit për shkak të strukturave të reja të KFOR-it, është e domosdoshme që trupat nga të gjitha battle grupet janë duke u trajnuar në rajonet ebattle grupeve të tjera.
Ushtrimi është një cikël i trajnimeve të KFOR-it dhe nuk është as përgjigje ndaj apo pregatitje për cfardo situate momentale në vazhdim e sipër rose e cila pritet të ndodhë brenda Kosovës.