KFOR mban 'Ditën e Studimit të Sigurisë së Kosovës'
Prishtinë, 14 shkurt - Dita e Studimit të Sigurisë së Kosovës" u mbajt sot, më 14 shkurt në kampin e KFOR-it Film City në Prishtinë dhe është i pari i këtij lloji.
Takimi i cili zgjati gjithë ditën, ka përfshirë KFOR-in si dhe NALT (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s), PK-në (Policia e Kosovës), Agjencinë e Menaxhimit Emergjent e Kosovës (AME), EULEX-in (Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) dhe FSK-në (Forcën e Sigurisë së Kosovës).
Secila nga institucionet pjesëmarrëse prezantuan strukturën e tyre organizative dhe misionin, si dhe vlerësimin e tyre mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, strategjitë në luftën kundër fenomeneve që kërcënojnë sigurinë, bashkëpunimin ndër-institucional, rajonal dhe ndërkombëtar.
Në fjalën e tij hyrëse, komandani i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni FUNGO theksoi se ngjarja e sotme përshtatet në kuadrin e linjave të bashkëpunimit të identifikuara së fundmi në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe vizitën e tij në institucionet në Kosovë.
Rritja e bashkëpunimit, ndërlidhjes dhe komunikimit është çelësi i suksesit. Kjo është e vetmja mënyrë për tu bërë më efektivë në luftën kundër shqetësimeve të përbashkëta të sigurisë si ekstremizmi fetar, terrorizmi, migrimi ilegal, krimi i organizuar dhe trazirat sociale, tha Gjenerali FUNGO duke shtuar se ngjarjet e trajnimeve, ushtrimet, ditët e studimit, duke sjellë së bashku të gjithë ofruesit e sigurisë, paraqesin vendngjarje të mirë për të harmonizuar taktikat, teknikat dhe procedurat si dhe për të siguruar integrim më të mirë.
Ndërsa, Drejtori i NALT (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s) Dietmar MOSMANN, theksoi se: "Ndihma dhe këshilla jonë është e përqendruar në mënyrë të qartë në FSK-në brenda mandatit dhe misionit të saj të tanishëm... .. misioni ynë, ashtu sikurse me të gjitha angazhimet e NATO-s, është përshtatur për mjedisin në Kosovë, parimet e angazhimit tonë dhe këto zona funksionale paraqesin një qasje të standardizuar brenda komunitetit të ndërtimit të kapaciteteve të NATO-s ".
Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra PAPADOPOULOU, theksoi se ekstremizmi fetar është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë. Ndërsa, në lidhje me situatën politike në Kosovë, shefja e Misionit të EULEX-it tha se ajo mbetet e ndërlikuar për shkak të rritjes së tensioneve dhe mosmarrëveshjeve.
Në prezantimin e Policisë së Kosovës (PK) nga kolonel Riza SHILLOVA, trafikimi i narkotikëve është identifikuar si kërcënimi kryesor për sigurinë e përgjithshme, së bashku me kërcënime të tjera si trafikimi i qenieve njerëzore, ekstremizmi, emigracioni, kontrabanda e mallrave dhe krimi kibernetik. Në mesin e shumë arritjeve të shënuara nga ana e PK-së ishte raporti i SOCTA-s (Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar), i cili u zhvillua për herë të parë.
Në vërejtjet e paraqitura nga AME e Kosovës, e përfaqësuar nga Mustaf GASHI, drejtor i Departamentit Operativ, u theksua se misioni i këtij institucioni është që të mbështesë reaguesit e parë të sigurisë në të gjitha rreziqet, qoftë nga ato natyrore apo rreziqe të tjera të cilat mund të përfshijnë zhvendosjen e mundshme masive të qytetarëve.
FSK-ja, e përfaqësuar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant RAMA, u fokusua në kërcënimet kryesore globale, rajonale dhe të brendshme për sigurinë e përgjithshme, të identifikuara nga të gjitha strukturat e sigurisë, e ndaj të cilave është e ekspozuar edhe Kosova.
Në fund ka pasur diskutim të hapur për të gjitha temat e lartpërmendura, ku të gjithë përfaqësuesit pjesëmarrës të strukturave të sigurisë në Kosovë kanë shkëmbyer mendime dhe ide për bashkëpunim dhe koordinim të mëtejshëm për të sjellë përpara ndërveprimin ndërmjet këtyre organizatave.
"Siguria është një çështje strategjike e cila ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Të gjitha strukturat e sigurisë këtu kanë demonstruar atë që praktikisht e bëjnë dhe se si ata e kryejnë punën e tyre, dhe këto janë gjëra që na mundësojnë të kemi një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të mirë," konkludoi komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni FUNGO në fjalën e tij përmbyllëse të takimit të "Ditës së Studimit të Sigurisë së Kosovës".