KFOR: Lëvizja e kufizuar në veri është e papranueshme

Prishtinë, 8 dhjetor - KFOR-i përmes një njoftimi për media ka përsëritur përmes se lëvizja e kufizuar në veri të Kosovës është e papranueshme.
KFOR ka mirëpritur heqjen e barrikadave në rrugë në luginën e Zubin Potokut nga serbët, por ka kërkuar që të hiqen pengesat edhe për EULEX-in.
Liria e pakushtëzuar pa diskutim përfshin edhe EULEX-in, thuhet në njoftimin e KFOR-it, në të cilin thuhet se nuk do të tolerohet dhuna.
Përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Në veçanti: sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme. Liria e kushtëzuar e lëvizjes nuk është dhe nuk mund të jetë e negociueshme, thuhet në njoftimin për mediat të KFOR-it.
Misioni i KFOR-it është mekanizmi i vetëm ndërkombëtar që është përfshirë në bisedime me serbët lokalë për heqjen e barrikadave në veri, të vendosura nga serbët gjatë verës, në kundërshtim të shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.