24 Dhjetor 2024

KFOR largon tre bllokada në mes të Zupçit dhe Zubin Potokut

Prishtinë, 1 gusht - Me urdhër të Komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Erhard Bühler, njësitet e KFOR-it sot, më 1 gusht 2011, në orët e hershme të mëngjesit, largoi tre bllokada rruge në rrugën kryesore në mes të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, në rajonin e Zupçit.

Operacioni u zbatua në mënyrë të shpejtë dhe me sukses. Nuk kishte asnjë rezistencë në bllokadat e rrugës, njëra prej të cilave përbëhej prej zhavorrit, gurëve dhe rërës dhe dy të tjerat prej trungjeve dhe shtyllave.

Meqë kishte rrezik nga snajperistët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksplozivë, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë, e gatshme për tu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur.

Së bashku me operacionin e djeshëm (31 korrik 2011) për të pastruar rrugën dytësore në zonën Prelaz/Çabër, masat e ndërmarra sot përmirësuan më tej lirinë e lëvizjes në rajonin e Zubin Potokut. Tani sërish ka mundësi për të hyrë në kalimin kufitar në Bërnjak (DOG 31).

KFOR-i iu bën thirrje të gjithë qytetarëve paqedashës në Zubin Potok, që t’iu rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë komunikacionin në qytet. Këto bllokada të panevojshme izolojnë njerëzit e ndershëm nga jashtë. Për shkak të veprimeve të radikalëve, autoritetet lokale të komunës dhe radikalët ndalojnë transportimin në qytet të furnizimeve me ushqim dhe barëra. Për çdo pasojë (fatkeqësi) ata do të mbahen përgjegjës.

Situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR- it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku veturat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë.

Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë. Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar.

Komandanti i KFOR-it pret që qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës të qëndrojnë të qetë dhe paqësor, si dhe të mbështeten tek masat e ndërmarra nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe tek zgjidhjet politike për situatën e tanishme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)