KFOR largon barrikadat e betonit në Rudare

Prishtinë, 31 janar - Sot herët në mëngjes, KFOR-i ka bërë të ditur se ka ndërmarr një operacion të suksesshëm të largimit të një pengese rrugore në afërsi të Rudares në veri të Mitrovicës.
Qëllimi i opercionit sipas KFOR-it ishte të largojë pengesat ne rrugë për të përmirësuar lirinë e lëvizjes jo vetëm për KFOR-in por gjithashtu edhe për organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Misioni i KFOR-it është të koontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
KFOR-i do të vazhdojë këtë në mënyrë të vendosur, kujdesshëm dhe në mënyrë të paanshme në përputhshmëri të plotë me mandatin tonë.