KFOR largon barrikadat dhe vendosë pika të kontrollit
Prishtinë, 20 tetor - Sot në mëngjes, EULEX-i dhe KFOR-i filluan një operacion të përbashkët për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës. Barrikadat u larguan dhe u vendosën pika të kontrollit për automjete dhe postblloqe. Këto veprime janë ndërmarrë afër Pikëkalimit 31 si dhe në zonën e Zubin Potokut.
Qëllimi i përgjithshëm është që të përmirësohet gjendja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. EULEX-i i ndaloi për një kohë të shkurtër disa persona afër Pikëkalimit 31, por ata u liruan më vonë. Janë shënuar disa incidente të vogla.
EULEX-i kërkon nga qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë sundimin e ligjit. Këtë e presin të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.