KFOR: Krytaret e komunave, përgjegjës për tensionet që ndodhin
Prishtinë, 4 dhjetor - Sot Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Volker Halbauer u takua me kryetarin e komunës së Mitrovicës Avni Kastrati në Mitrovicë.
Në mesin e çështjeve të ndryshme, Komandanti i KFOR-it adresoi incidentet e fundit në zonën e Kroit të Vitakut dhe shprehu zhgënjimin e tij me zhvillimet e tilla.
Komandanti i KFOR-it theksoi se kryetarët përgjegjës të komunave dhe përfaqësuesit e komunitetit, pavarësisht etnicitetit apo anëtarësisë partiake duhet të mbahen përgjegjës në qoftë se tensionet ndodhin përsëri.
Në kontekstin e njejtë, Gjeneral Major Volker Halbauer përsëriti se KFOR-i nuk ka rol në vlerësimin e aspekteve ligjore apo politike të aktiviteteve të ndërtimit dhe rindërtimit në Kosovë, por se këto aktivitete duhet të menaxhohen në frymën e pajtimit dhe dialogut.
Për më tepër, Komandanti i KFOR-it kujtoi se të gjithë akterët duhet të përmbahen nga çfarëdo veprimi i cili mund të rrisë tensionet dhe çojë në dhunë.
Komandanti i KFOR-it e siguroi kryetarin Kastrati se KFOR-i do të vazhdojë misionin për të kontribuuar për një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes në mënyrë të vendosur, të matur dhe të paanshme.
Në fund, Komandanti i KFOR-it inkurajoi të gjithë akterët të veprojnë në mënyrë paqësore dhe me respekt për të gjithë.