17 Janar 2025

KFOR konfirmoi përkrahjen për përmirësimin e aftësive të FSK-së

Prishtinë, 26 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Giovanni Fungo, priti sot në mengjes znj. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë në Kampin “Film City”, shtabin e përgjithshëm të  NATO/KFOR në Prishtinë.

Aty u diskutuan zhvillimet e fundit në gjendjen e sigurisë si dhe situata e përgjithshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

Në veçanti KOMKFOR-i konfirmoi përkrahjen e tij për institucionet në Kosovë në përmirësimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) brenda mandatit të tashëm kushtetutes dhe në pajtim me kornizën ekzistuese legjislative.

"Zhvillimi i mëtejmë i aftësive specifike të FSK-së do të bëhet në funksion të pranimit dhe promovimit të FSK-së brenda të gjitha etnive në Kosovë", ka theksuar gjeneralmajor Fungo.

Takimi sipas tij ishte një mundësi e shkëlqyeshme për KOMKFOR-in që ta theksojë profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Ai gjithashtu falënderoi znj. Kodheli dhe Republikën e Shqipërisë për rritjen e kontributit të trupave shqiptarë në KFOR, prania e së cilëve, që nga viti 2010, ishte vazhdimisht e besueshme dhe e aftë.

Ky ishte takimi i parë i znj. Kodheli në Shtabin e KFOR-it që nga viti 2015 dhe takimi i dytë zyrtar me Gjeneralin Fungo, gjatë mandatit të tij si KOMKFOR XXI.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)