KFOR kanadez në Kosovë deri në fund të vitit 2014
Prishtinë, 21 dhjetor - Forcat a e armatosura të Kanadasë do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në misionin e NAT0-s në Kosovë në kuadër të KF0R-it deri në dhjetor të vitit 2014.
Në komunikatën e ministrit kanadez të Mbrojtjes Piter Makej theksohet se ndihet shumë krenar që mund të paralajamërojë se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë kontributin e çmuar të misionit në Kosovë.
Qeveria jonë ,mbetet e përkushtuar për punën me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë në synimin për të garantuar siguri të përhershme dhe stabilitet në rajon, theksohet në komunikatë.
Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Kanadasë gjenerali Tom Lowson ka theksuar progresin e arritur në rajon gjatë decenies së kaluar.
Jam shumë krenar për efektivat e ushtrisë kanadeze të të dyja gjinive që shërbejnë në Grupin operativ Prishtina që nga fillimi i misionit 2008, ka thënë Lowson.