KFOR ka marrëdhënie të mira me Forcat Armatosura Shqiptare
Prishtinë, 31 mars - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, priti sot ne një takim Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral MajorJeronim Bazo, në kampin Film City, selinë e KFOR-it të NATO-s në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutuan shumë tema lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.
Gjenerali Figliuolo theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe KFOR-it, dhe gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të oficerëve të stafit shqiptarë të NATO në Shtabin e KFOR-it.
Gjenerali Bazo, duke riafirmuar angazhimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në KFOR, theksoi rolin vendimtar të misionit në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtësi dhe lirinëe lëvizjes, duke krijuar kushtet e nevojshme për të ndihmuar dhe mbështetur progresin, demokracinë dhe modernizimin në Kosovë.
Në përfundim të bisedimeve, të dy gjeneralët konfirmuan se ky bashkëpunim produktiv dhe i përzemërt do të vazhdojë në të ardhmen, palët u pajtuan që KFOR-i është një histori suksesi dhe kështuduhet të mbetet.
Shefi shqiptar i Mbrojtjes dhe Komandanti i KFOR-it janë takuar në shtator 2014 në Tiranë, si pjesë e bisedimeve të vazhdueshmetënivelit të lartë. Këto takime të rregullta mbahen me Shefat e Mbrojtjes të vendeve të ndryshme në kufi me zonën e përgjegjësisësë KFOR-it.