22 Dhjetor 2024

KFOR ka jap kontribut të madh për stabilitetin e Kosovës

Prishtinë, 25 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e –KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, të cilin e ka përgëzuar për punën e tij të suksesshme në krye të forcave paqeruajtëse në Kosovë.

“KFOR-i ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi, duke vlerësuar, në mënyrë të veçantë, politikën gjermane dhe pjesëtarët gjerman në kuadër të KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, duke e falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për pritjen e ngrohtë që i kishte rezervuar, ka vlerësuar punën e tij në krye të legjislativit të vendit dhe nëpërmjet tij i ka përshëndetur edhe qytetarët e Kosovës.

Duke iu referuar sigurisë gjithnjë e më të mirë në Kosovë, Bentler ka përmendur marrjen nga Policia e Kosovës të kompetencave për ruajtjen e Manastirit të Graçanicës, duke u shprehur optimist për zgjerim kompetencash të saj edhe në sfera të tjera.

Ai, ndërkaq, ka folur edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer të KFOR-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij për trajnimin e mëtutjeshëm të FSK-së.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)