KFOR-it po shkatërrojnë rrugën alternative në Jarinje
Prishtinë, 29 shtator - Forcat e KFOR-it kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe po shkatërrojnë rrugën alternative që e kanë hapur serbët, Mitrovicë- Rashkë.
Dy transporter të KFOR-it kanë bllokuar rrugën disa qindra metra nga Jarinja, raporton B92.
Ndërkohë para këtij aksioni gjatë ditës së djeshme serbët kishin përforcuar barrikadat e tyre duke rritur sasinë e zhavorrit.
Ndërkohë Policia ka arrestuar një serb të dyshuar se ka marr pjesë gjatë incidentit të djeshëm ku u lënduan 3 persona.