KFOR ishte i detyruar të përgjigjet ndaj veprimeve të dhunshme
Prishtinë, 28 shtator - KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur së me 27 shtator, rreth mesditës, në vendkalimin administrativ në Jarinje (Porta1), KFOR-i, duke bërë sigurimin e një pike kontrolli të EULEX-it, ishte i detyruar të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj disa veprimeve të dhunshme dhe të rrëmujshme të kryera kundër trupave të tij nga persona të panjohur.
KFOR në njoftim ka thënë se ka pasur raporte të konfirmuara të gjuajtejs së gurve dhe përpjekjeve të dhunshme për të thyer perimetrin e sigurisë së KFOR-it.
Më vonë atë pasdite, të shtëna u qëlluan në drejtim të personelit të KFOR-it, si dhe u hodhën mjete shpërthyese drejt ushtarëve të KFOR-it.
Si rezulatat i këtyre veprimeve, nëntë ushtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime të lehta, gjersa raporte të pakonfirmuara tregojnë për shtatë individë të lënduar lehtë në mesin e protestuesve të dhunshëm.
"KFOR-i njeh të drejtën për protesta dhe demonstrata paqësore. Sidoqoftë, në rastet kur aktivitetet e tilla shndërrohen në të dhunshme, KFOR-i është i gatshëm të reagojë me shpejtësi dhe vendosmëri për të rikthyer një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes", thuhet në njfotim.
Gjatë kryerjes së misionit të tij në përputhje me rregullat strikte të veprimit, KFOR-i është i obliguar të mbrojë forcat e veta.
KFOR-i kategorikisht hedh poshtë akuzat e rreme se ai ka përdorur forcë joproporcionale kundër civilëve të paarmatosur.
Deklaratat që kanë treguar një skenar të tillë janë të papërgjegjshme dhe mashtruese (çorientuese), pasi që KFOR-i nuk ka qenë as iniciatori dhe as pala shkallëzuese e konfrontimit.
KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë EULEX-in në ekzekutimin e mandatit të tij në mbarë Kosovën dhe mbetet i paanshëm në mbrojtjen e të gjithë njerëzve në Kosovë, kurdo që është e nevojshme.