KFOR-i vendoset në Jagnjenicë
Mitrovicë, 7 dhjetor - Pas largimit të barrikadës, rruga Zveçan-Zubin Potok është e kalueshme për të gjitha automjetet dhe në fshatin Jagnjenicë, KFOR-i ka punkt e kontrolli.
Automjetet qarkullojnë lirshëm, që mbrëmë në ora 18:15, raportojnë mediat serbe.
Ushtarët e KFOR-it lëshojnë automjetet pa i vonuar dhe nuk bëjnë asnjë kontroll, derisa serbët vazhdojnë të bëjnë kujdestari pranë këtij vendi të kontrollit.
Aty mbrëmë është sjellë edhe një kontejner që serbëve do tju shërbej si mbrojtje nga bora që ka nisur të bie.