KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurtë në veri
Prishtinë, 8 shtator. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, në ndërtesën e kuvendit komunal.
Gjatë takimit ata diskutuan për situatën aktuale në Kosovë me fokus të veçantë në veri.
Z. Rakiq ia shprehu Gjeneralit Miglietta vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për qëndrim të paanshëm dhe efektiv të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit.
\"KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurtë në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm për të ndërhyrë si reagues i tretë sigurisë, nëse është e nevojshme\", Gjeneral Miglietta tha: \"KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e tij, nxit progresin dhe dialogun ndërmjet të gjitha palëve të interesuara në rajon\".
Pas këtij takimi, Komandanti i KFOR-it u takua edhe me Drejtoreshën e Administratës Komunale të Mitrovicës së Veriut, zonjën Adrijana Hoxhiq.
Ata diskutuan për sigurinë dhe perspektivat për përmirësimin e kushteve të jetesës në veri të Mitrovicës. Gjatë takimit, zonja Hoxhiq theksoi se \"KFOR-i është një partner i paanshëm i cili luan një rol kyç kur bëhet fjalë për sigurimin e mbështetjes për të gjitha komunitetet\".
Nga ana tjetër, Gjenerali Miglietta konfirmoi përkushtimin e plotë të ushtarëve të KFOR-it në promovimin e një ambienti të qetë dhe tolerant në Mitrovicën e Veriut.