KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në veri
Prishtinë, 12 prill - Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një njoftimi për media ka dënuar incidentin e së hënës mbrëma ku një serb i Kosovës u plagos me armë zjarri në komunën e Zveçanit.
KFOR-i tha se pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe autorët të vihet para drejtësisë.
“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagim.
Po ashtu, KFOR ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje që ajo të zbatohet sa më shpejt.