KFOR-i vazhdon stërvitje në të gjithë vendin
Prishtinë, 29 gusht - Misioni i Aleancës Veri Atlantike në Kosovë - KFOR ka njoftuar se po vazhdon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit.
Në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.
“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës."
"Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.