KFOR-i vazhdon patrullimet në veri
Mitrovicë, 16 prill - KFOR-i ka ngritur nivelin e sigurisë në lagjet me popullatë të përzier, bashkë me Policinë e Kosovës. Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha sot se gjendja është stabile.
Sipas tij, mbrëmë është regjistruar një rast i të shtënave me armë në fshatin Qaber, ku thuhet të jetë dëmtuar një veturë e një serbi.
Serbi nuk ka pësuar lëndime, përveç dëmeve të makinës, “Pasat” me targa KM, që ishte goditur nga plumbat.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.(rtk)