KFOR-i sulmohet me granata dore në kufirin e Bërnjakut
Mitrovicë, 19 qershor - KFOR ka bërë të ditur se sot në orën 4:00 të mëngjesit dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në Vendkalimin Kufitar 31 në Bërnjak.
KFOR ka bërë të ditur se njëra ka shpërthyer, tjetra ka mbetë e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun. Një ekip i deminimit i KFOR-it është informuar.
Një ushtar i KFOR-it ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit; nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material.
"Për arsye sigurie dhe për ti ndihmuar hetimet Vendkalimi Kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur deri në lajmërim të mëtejmë", thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i edhe një herë dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i.