26 Dhjetor 2024

KFOR-i sot pritet të nis largimin e barrikadave

Prishtinë, 17 tetor - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews, sot do të nis konvojet e KFOR-it për furnizimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare me ç'rast do të nis edhe largimi i barrikadave.

Gjenerali i KFOR-it, Drews i kishte dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore.

“Përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë një ditë shtesë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t’i hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Jarinje dhe Bernjak dhe kampin “Nothing Hill

Për më tepër, misioni i KFOR-it shpreh përkushtimin për të vazhduar me kujdes dhe në mënyrë të paanshme që të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Më herët, KFOR-i kishte paralajmëruar se largimi i barrikadave do të bëhej ditën e hënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)