26 Dhjetor 2024

KFOR-i serish aksion për heqjen e barrikadave në veri

Prishtinë, 24 nëntor - Misioni i NATO-se në Kosovë - KFOR në orët e vona të natës së mbrëmshme ka ndërmarrë një aksion për heqjen e barrikadës në veri të Kosovës dhe pikërisht në vendin e quajtur Kërshi i Dudës, të cilën serbët sapo e kishin ngritur.

Në aksion janë përfshirë 20 ushtarë të KFOR-it të cilët fillimisht kanë çarë barrikadën e pastaj me makineri të rënda kanë nisur shembjen e betonit.

 Nderkaq serbët menjëherë pas këtij aksioni kanë dhënë alarmin duke u mbledhur afër barrikadës ndërsa ushtarët hungarezë të KFOR-it kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për t`i shpërndarë.

Mirëpo edhe pas kësaj tentative për të larguar barrikadën, trupat e KFOR-it kanë dështuar ta heqin atë ndërsa pas tërheqjes së trupave nga kjo zonë serbët e kanë përforcuar edhe më shumë këtë barrikadë.

Njëkohësisht mësohet se një barrikadë e vogël në Rudare është hequr nga ana e KFOR-it, edhe pse paqeruajtësit janë gjuajtur me gurë nga serbët.

Ndërkohë një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 02:23 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur afër tre godinave të banuar me shqiptarë por nuk ka të lënduar në njerëz por janë dëmtuar vetëm disa makina.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)