05 Maj 2024

KFOR-i, Policia dhe Eulex-i, në ushtrimin “Shpata e argjendtë

Prishtinë, 16 maj - Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore FARINA mori pjesë në ushtrimin “Shpata e argjendtë” (Silver Sabre) në Kampin “VRELO”, vend ky për stërvitje i Policisë së Kosovës, afër aeroportit të Prishtinës.

Ky ushtrim për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave është kryer për një periudhë tre ditore dhe përfshiu mbi 500 pjesëtarë të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të EULEX-it.

Ushtrimi “Shpata e argjendtë” është një ushtrim që mbahet dy herë në vit, në vjeshtë dhe në pranverë për të trajnuar trupat e KFOR-it, të cilat trupa ndërrohen çdo gjashtë muaj. Ushtrimi i fundit u mbajt në tetor të vitit 2013 dhe që atëherë trupa të reja dhe vende të reja, si p.sh. Moldavia, i janë bashkuar KFOR-it. 
  
“Qëllimi i këtij ushtrimi është që të rritet aftësia e KFOR-it në mënyrë që ta ruajë gatishmërinë e trupave dhe ta rrisë fleksibilitetin operacional të njësitit, të reduktojë rrezikun dhe krijojë ekipe gjatë ushtrimeve të përbashkëta me partner të kombeve të ndryshme,” tha gjenerali Farina, duke theksuar performancën e jashtëzakonshme të kryer nga trupat e KFOR-it, PK-së dhe EULEX-it.

Gjenerali Farina falënderoi stafin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për kontributin e tyre të dobishëm dhe ai gjithashtu theksoi që “ky ushtrim konfirmon bashkëpunimin e përditshëm pozitiv dhe të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in, në mënyrë që të ruhet ambienti i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes në mbarë Kosovën.”

Ushtrimi u planifikua, organizua dhe u krye nga Dega e KFOR-it për Operacione dhe Batalioni Taktik Manovrues i Kosovës (KTM) së Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, nën bashkërendimin e Zëvendës Komandantit të KFOR-it, gjeneral Anton WESSELY.

Ngjarja e “Shpatës së argjendtë”.

Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave në mes të Policisë së Kosovës (PK), Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX-it) dhe KFOR-it, është objektivi themelor i ushtrimit “Shpata e argjendtë”. 

Ushtrimi, i kryer në tri faza, përfshin që të tre reaguesit, Policinë e Kosovës, EULEX-in (vetëm i përfaqësuar, nuk ka trupa në terren) dhe KFOR-in. 

Faza e parë (14 maj, 2014) ofroi teorinë e Kontrollit të Turmave dhe Trazirave, faza e dytë (15 maj, 2014) ofroi praktikën e Kontrollit të Turmave dhe Trazirave dhe faza përfundimtare (16 maj, 2014) stërviti  personelin e PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it në Kontrollin e Turmave dhe Trazirave.

Ushtrimi është i projektuar që të trajnojë trupat e sapoardhura të KFOR-it dhe stafin në një ambient të përbashkët, në mënyrë që të rrisë aftësitë e veçanta të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave.
 
KFOR-i, si reaguesi i tretë në situata të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave, duhet të sigurojë bashkërendim të ngushtë me EULEX-in (reaguesin e dytë) dhe me Policinë e Kosovës (reaguesin e parë). 

Ndërlidhja, komunikimi dhe ndërrimi në vend i reaguesve të ndryshëm janë pjesë e qenësishme e ushtrimit.

Skenari i ushtrimit bazohet në eskalimin e situatës së Kontrollit të Turmave dhe Trazirave, ku njësiti i PK-së, që vepron si reargues i parë, kërkoi përforcime nga EULEX-i dhe KFOR-i në mënyrë që të shmangë eskalimin e dhunës.

Këtë vit, dy kapacitete shtesë të KFOR-it janë zbarkuar: asetet për Automjetet ajrore pa pilot (UAV) për vëzhgim ajror në mbështetje të aktiviteteve të komandës dhe kontrollit dhe komponenti për transport ajror, për të transportuar, zbarkuar dhe tërhequr trupat gjatë aksionit.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)