KFOR-i polak vendoset në Brezovicë
Prishtinë, 31 tetor - Nga tetori, Ekipi Monitorues-Ndërlidhës polak (LMT) në zonën e komunës së Hani i Elezit ka ndryshuar vendndodhjen e përhershme nga \"Kampi Bondsteel\" në një lokacion të ri (LMT Shtëpi në terren), e cila është e vendosur në Brezovicë në komunën e Shtërpcës.
Ekipet Monitoruese-Ndërlidhëse (LMT) i sigurojnë KFOR-it \'informatat mbi situaten\", nëpërmjet aktivitetit ndërlidhjes me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht me popullsinë lokale. Ata kryejnë monitorimin e përditshëm me qëllim të mbledhjes së informatave mbi gjendjen ekonomike, sociale dhe politike.
Më 11 tetor, Nënkryetari i Komunës, Z.Menduh Vlashi dhe Komandanti i Policisë, Z. Nuhi Dema kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Shtëpisë së re në terren për LMT, nën komandën polake, të vendosur në Brezovicë. Gjithashtu, prezent në këtë ceremoni ishin Zëvendës Komandanti i KFOR-it Gjeneral i Brigades Christian Riener, Komandanti i Kontigjentit Polak, Nënkolonel Jarsolaw Radzimierski dhe Komandant i JRD-S, Nënkolonel Slawomir Kaczor.
Gjatë ceremonisë, Nënkolonel Jarsolaw Radzimierski theksoi rëndësinë e përpjekjes së përbashkët dhe punës së madhe për krijimin e kushteve të favorshme për qëllimin të përbashkët - stabilizimin dhe paqjen në Kosovë.
Përveç lokacionit të ri ushtarët LMT mund të takohen me banorët në zyrën në komunën e Hani i Elezit dhe në Shtëpinë në terren në Brezovicë.