17 Janar 2025

KFOR-i polak ndihmon 5 familje skamnore

Kaçanik, 29 shkurt - Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse Monitoruese (LMT) të KFOR-it polak, kontingjenti i 33, kanë ndihmuar me gjësende familjare e pajisje shkollore 5 familje skamnore të strehuara në objektin e ish Sanatoriumit.

Komandanti i LMT-së në Kaçanik ka thënë se ndihmat janë dhuruar nga shoqata polake “Szkoly dla Pokoju” dhe në bashkëpunim me komandantin e Forcave të Polonisë, ndërsa u dedikohen familjeve skamnore.

Diana Bajrami, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e cila ishte e pranishme, e ka vlerësuar gjestin human të pjesëtarëve të KFOR-it, ndërsa u shpreh se familjet e strehuara në ish objektin e Sanatoriumit kanë nevojë të vazhdueshme për mbështetje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)