KFOR-i po ruan sigurinë në Kosovë
Prishtinë, 19 mars - Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark Ferguson dhe Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Guglielmo Luigi Miglietta, Komandant i Forcës së Kosovës (KFOR), u takuan me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe ambasadorë të Quint-it.
Në këtë takim morrën pjesë Kreu i Zyrës së BE-së, njëkohësisht Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel bogar dhe amasadorët e Quint-it, që i referohen përfaqësuesëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç këtij takimi, Admirali Ferguson u informua nga stafi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Kampin Film City mbi zhvillimet e fundit në situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.
Admirali Ferguson dhe Gjeneral Majori Miglietta gjithashtu diskutuan rreth rëndësisë së rolit të KFOR-it si reagues i tretë për të mbështetur Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të rolit të tyre si reagues të parë dhe të dytë, në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në zonën operacionale.
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta gjithashtu vizitoi Batalionin Rezervë Taktik-Manovrues të KFOR-it (KTM), një njësit i përbërë nga ushtarë portugezë dhe hungarezë, që mbështetë mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Si njësit rezervë taktik, KTM është tejet fleksibil dhe i aftë për tu zbarkuar me shpejtësi e me një njoftim paraprak shumë të shkurtër, si dhe i gatshëm për të reaguar kudo dhe kurdo sipas nevojës.