22 Dhjetor 2024

KFOR-i pezullon përkohësisht përkrahjen ndaj FSK-së

Prishtinë, 7 mars - KFOR-i përmes një deklarata për shtyp ka bërë të ditur se përkohësisht ka pezulluar përkrahjen, mentorimin dhe aktivitet trajnuese për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky veprim sipas KFOR është ndërmarrë si përgjigje e paraqitjes së gardës së nderit të FSK-së, të armatosur dhe me stil ushtarak, gjatë ceremonisë përkujtimore për martirët, më 5 mars. Dhe kjo sipas KFOR-it nuk përkon me statusin jo-ushtarak të FSK-së. 

"Flamuri i NATO-s gjithashtu valonte gjatë  ceremonisë. Kjo nuk është e pranueshme, për atë se KFOR-i është neutral ndaj statusit", thuhet në deklaraten e KFOR-it. 

"Komandanti i KFOR-it ka vendosur të pezullojë përkrahjen, mentorimin dhe aktivitet trajnuese për FSK-në deri në një njoftim të ardhshëm. Ai u kërkoi autoriteteve relevante një sqarim të konsiderueshëm rreth incidentit, veprim të përshtatshëm korrigjues dhe garanci se veprime të tilla nuk do të përsëriten më."  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)