KFOR-i përmirëson lirinë e lëvizjes në Zubin Potok
Zubin Potok, 10 shtator - Nesër KFOR-i do të kryejë një operacion të largimit të rrëshqitjes së dheut në afërsi të Zubin Potokut, në rrugën e njohur si CHICKEN.
Qëllimi i këtij operacioni, i cili do të zgjasë rreth dy javë, është largimi i rrëshqitjes së dheut nga rruga në mënyrë që të përmirësohet liria e lëvizjes jo vetëm për KFOR-in por edhe për organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzit në Kosovë.
Heqja e rrëshqitjes së dheut do të përfshijë përdorimin e makinerive të rënda ushtarake, e cila mund të jetë e rrezikshme për njerëzit të cilët afrohen apo janë duke qëndruar në zonën ku punët janë duke u kryer.
Për këtë arsye, Policia e Kosovës do të asistojë për të ofruar siguri për qytetarët.
Misioni i KFOR-it është të kontribuojë për një mjedis të qetë e të sigurtë si dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me maturi dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandatin tonë.