KFOR-i nuk pranon kushtet e serbëve të rebeluar
Prishtinë, 22 tetor - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs nuk ka pranuar kushtin e serbëve të rebeluar për mos bartjen e doganierëve dhe policëve të Kosovës nëpër pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinnje, por ka kërkuar heqjen e barrikadave pa asnjë kusht.
Meqë nuk është arritur marrëveshja, kryetarët paralel të komunave serbe kanë kërkuar garanci nga gjenerali gjermanë se ushtarët e tij nuk do të tentojnë me forcë të largojnë barrikadat, por ai nuk ka mundur tju garantojë një gjë të tillë.