04 Maj 2024

KFOR-i nuk do ta largojë barrikadën mbi Ibër

Prishtinë, 22 qershor - Komandanti i KFOR-it Folker Halbauer, kasiguruar kryetarin paralel të Mitrovicës, Dragisha Vllashkoviq, seKFOR-i nuk do ta largojë barrikaden në urën e Ibrit.

“Barrikada nuk paraqet pengesë për liri të lëvizjes, veç simbol politik dhe duhet të zgjidhet në rrugë politike. Besoj se do të zgjidhet kjo çështje dhe nëse do të arrihen marrëveshjet politike në mes Prishtinës dhe Beogradit, atëherë edhe barrikada do ta humbte rëndësinë”, u tha gjenerali Halbauer gazetarëve, pas takimit me Vllashkoviq.

Ai ripërsëriti, se KFOR-i nuk do ta largojë barrikadën, por ka sqaruar se nëse palët merren vesh për ta larguar këtë pengesë, atëherë eskavatorët e KFOR-it do të jenë në dispozicion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)