14 Maj 2024

KFOR-i nis largimin e bllokadave në afërsi të Rudares

Mitrovicë, 1 qershor - Zyra për inofrmim e KFOR-it ka bërë të ditur se duke filluar sot nga ora 8:40, KFOR-i është duke kryer operacionin e largimit të bllokadave në rrugë në afërsi të Rudares.

Ky aktivitet synon përmirësimin e lirisë së lëvizjes jo vetëm për KFOR-in dhe organizatat ndërkombëtare, por për të gjithë popullin e Kosovës.

KFOR-i ka vendosur disa pika të kontrollit të automjeteve dhe ka siguruar zonën për arsye të sigurisë. Kjo është e ndërlidhur me largimin e bllokadave në rrugë dhe është e përkohshme. Pas largimit të bllokadave në rrugë do të largohen pikat e kontrollit të automjeteve si dhe zona e sigurisë.

Gjer tani nuk është raportuar asnjë incident.

Misioni i KFOR-it është që t’i kontribuojë mjedisit të qetë dhe të sigurt, si dhe lirisë së lëvizjes për tërë popullin e Kosovës.

KFOR-i do të vazhdojë kështu fuqishëm, i pa lëkundur dhe në mënyrë të paanshme, në pajtim me mandatin e tij.

Këtë e kanë kryer trupat tona gjatë 12 viteve duke u përballë me rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e tyre.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga lëvizjet e njëanshme, deklaratat nxitëse dhe nga aktet e dhunshme.

KFOR-i nuk është duke ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me bllokadën e rrugës në Rudare (veri) pasi që ajo rrugë nuk është e bllokuar për lëvizjen e automjeteve të KFOR-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)