23 Dhjetor 2024

KFOR-i nga sot do të ketë 5 mijë e 500 ushtarë

 Prishtinë, 1 mars - Prej sot KFOR-i do të ketë 5 mijë e 500 ushtarë, të përbërë nga 31 kombe apo shtete.

Nuk do të ketë ndryshim të madh të përfaqësimit të shteteve do të jenë shtetet standarde, që kanë qenë deri tani, ato më të mëdhatë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia.

Këto janë shtetet që kanë numër më të madh të ushtarëve në Kosovë. Mirëpo do të jenë në kontingjente tjera edhe ushtarë nga Austria, Ukraina, Greqia, si dhe ushtarë nga Maroku.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Erhard Bühler, ka thënë se KFOR-i do të jetë gjithmonë i gatshëm të mbështesë Policinë e Kosovës në çdo situatë të papritur. “

"Numri i ushtarëve do jetë i mjaftueshëm për të mbajtur gjendjen aktuale të qetë dhe të sigurt. Ky numër do të mjaftojë për të mbështetur policinë e Kosovës në detyrën që bën. Duhet patjetër të theksoj se reduktimi i trupave të KFOR-it nuk është vetëm rezultat i gjendjes së mirë të sigurisë, por edhe ngritjes së kapacitete dhe aftësisë së Policisë së Kosovës. Gjithmonë e kam theksuar dhe e them edhe tani, se jam i impresionuar me përparimet që ka bërë Policia e Kosovës", ka deklaruar Buhler.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)