KFOR-i ndryshon marrëveshjen me Serbinë
Prishtinë, 5 gusht - KFOR-i ka modifikuar marrëveshjen me Serbinë për kalimin e mallrave serbe, në Kosovë, kjo pasi pala kosovare e ka refuzuar këtë marrëveshje. KFOR-i u ka prezantuar modifikimin, ku në pikën dy të marrëveshjes që parashihej kalimi i veturave, autobusëve dhe kamionëve me kapacitet deri në 3,5 ton, tani kjo si duket ka ndryshuar, raportojnë mediat serbe.
KFOR-i ka vendosur që pika dy të ndryshojë.
Pika 2 që vlen për kalimin e kamionëve, në Bërnjak dhe Jarine, vlen vetëm për kalimin e kamionëve që transportojnë ndihma humanitare, por jo edhe të tjerët, raporton B92