04 Maj 2024

KFOR-i mirënjohës ndaj Policisë se Kosovës

Prishtinë, 5 shkurt - Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, admirali Bruce W. Clingan, i shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina, u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Gjatë takimit ata diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke theksuar përparimin e madh që është arritur kudo në këtë fushë.

Ky përparim mbresëlënës në fushën e sigurisë është efekti dhe rezultati i drejtëpërdrejtë i procesit në vazhdim për normalizim, që ka filluar vitin e kaluar, në rajon.

Në lidhje me këtë temë, admirali Clingan theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me Institucionet në Kosovë dhe vlerësoi kontributin kyç të Policisë së Kosovës sa i përket sigurisë publike.

Një kënaqësi e madhe është shprehur për të gjitha aktivitetet e kryera bashkarisht nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, si një shenjë e qartë e ndërveprimit të shkëlqyeshëm të arritur në mes gjithë këtyre organizatave.

“KFOR-i është mirënjohës për rolin kyç të Policisë së Kosovës në porcesin e bartjes së kompetencave”, admirali Clingan i tha ministrit të punëve të brendshme, Rexhepi, “KFOR-i deri më tani është i kënaqur që lokacionet ku janë bartur kompetencat janë ruajtur nga PK-ja”.

Admirali Clingan gjithashtu theksoi që “Policia e Kosovës arriti nivelet adekuate të aftësisë që kanë të bëjnë me ngjarje madhore siç janë demonstratat, protestat dhe trazirat në jug të Lumit Ibër”.

Lidhur me sfidat në të ardhmen, përpjekja kryesore do të vazhdojë të jetë, siç është dakorduar ministri i punëve të brendshme, në veri.

 Struktura e Policisë së Kosovës do të jetë më e aftë në veri dhe situata do të jetë më shumë nën kontroll gjithashtu përmes zhvillimit të kapaciteteve specifike për kontrollin e turmave.

Admirali Clingan gjithashtu i shprehu falënderime Ministrit Rexhepi për procesin aktual të integrimit në Policinë e Kosovës të ish-pjesëtarëve të MUP-it.

Lidhur me të ardhmen, në mënyrë që të shtohet koordinimi dhe të thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë në mes të Policisë së Kosovës, si reaguesi i parë, dhe KFOR-it, si reaguesi i tretë, u vendos që të zhvillohet një ushtrim i përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ishte tërësisht i kënaqur me mundësinë që pati për t’u takuar dhe pati diskutimin e tij frytëdhënës me të dy komandantët e NATO-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)