KFOR-i me 1200 ushtarë në mbështetje të zgjedhjeve paqësore
Prishtinë 11 qershor- Gjatë ditës së zgjedhjeve, më 11 qershor, KFOR-i zhvilloi një plan specifik në përputhje me vlerësimin e sigurisë për të vepruar me vendosmëri, kujdes dhe paanshmëri, si reaguesi i tretë pas PK-së dhe EULEX-it, në pajtim me mandatin aktual siaps Rezolutës 1244.
Sipas kërkesës së OSBE-së, KFOR-i gjithashtu ofroi siguri për personelin e OSBE-së në zonat e banuara me serbë.
Mjedisi i qetë dhe i sigurtë si dhe liria e lëvizjes është siguruar nga KFOR-i me më shumë se 1200 ushtarë dhe 250 automjete të vendosur në tërë Kosovën, duke përfshirë 4 helikopterë me mundësi të evakuimit mjekësor, të të gjitha njësive vartëse si pjesë e angazhimit për të mbështetur popullin e Kosovës në krijimin e së ardhmes përmes procesit demokratik zgjedhor.