13 Maj 2024

KFOR-i mbyll kalimin e paautorizuar të Portës 16 afër Bënjakut

Prishtinë, 16 qershor - Sot në mëngjes, KFOR-i ka bërë të ditur se ka filluar një operacion për të mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara në afërsi të Bërnjakut.

Ky operacion sipas KFOR-it është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke i parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare administrative.

Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.

Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare.

Pas përfundimit të suksesshëm të operacionit të mbylljes, pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonet përreth zonave të siguruara do të hiqen.

Në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar ansjë incident.
 
Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i.

Ky operacion është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)