KFOR-i mban ushtrime Nëpër tërë Kosovën
Prishtinë, 15 qershor - Një ushtrim i forcave manovruese të KFOR-it do të ndërmirret në rajonin e përgjegjësisë së KFOR-it duke përfshirë kufijtë dhe vijat kufitare nga 16 deri me 18 Qershor 2010. Të gjitha Battle Grupet shumëkombëshe nën komandën e KFOR-it do të jenë pjesë e skenarit të trajnimit operativ.
Ky ushtrim është pjesë e një cikli të trajnimeve që ka për qëllim të vazhdojë të ngrisë interoperabilitetin e KFOR-it dhe aftësitë për të reaguar ndaj çfardo skenari.
Ky ushtrim nuk është përgjigje kundër, ose pregatitje për cfardo situate si të vazhdueshme apo e pritur në Kosovë.
KFOR-i në mënyrë rutinore ndërmerr ushtrime të përbashkëta në mënyrë që të tregojë se KFOR-i është i vendosur dhe i aftë të zbarkojë forca në mënyre efektive kur të jetë e nevojshme si pjesë e përkushtimit për të parandaluar çfardo dhune ose trazire për të mbajtë një abient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes.
Të gjitha automjetet do të jenë të shënuara me mbishkrimin KFOR dhe të githë ushtarët do të mbajnë bexha të KFOR-it. Qytetarët luten që të jenë të kujdesshëm derisa trupat janë në aksion.