KFOR-i largon barrikadën hyrje të Bërnjak-ut
Prishtinë, 28 tetor - Ushtarët e KFOR-it sot në mëngjes kanë hequr barrikadën që serbët e mbanin në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak, në drejtim të Ribariqit.
Aksioni është zhvilluar gjatë orës 03.00 të pas mesnatës. Gjate aksionit KFOR-i ka larguar nga zona qe mbahej e bllokuar disa kamionë.
Mediet serbe njoftojnë se aksioni ka qenë i rrufeshëm, në të kanë marrë pjesë shumë ushtarë, të cilët me mjete të blinduara kanë larguar kamionët.
Aksioni duket se eshte zhvilluar i qete, pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana serbëve.