KFOR-i kontrollon rrugët në Zubin-Potok
Prishtinë, 19 shtator - Pjesëtarët e KFOR-it duke filluar nga dita e sotme do të kontrollojnë me detaje të gjithë udhëtarët dhe automjetet të cilat udhëtojnë nga veriu i Mitrovicës drejt Zubin-Potokut.
Ata kanë vendosur një pikë kontrolli pranë fshatit të banuar me shqiptarë, Çabër, ku sot në mëngjes janë mbledhur një numër i madh serbësh.
Serbët kanë frikë se edhe kjo rrugë do të bllokohet dhe ata do të ndahen nga Mitrovica, ku shumë nga ata shkojnë në shkollë dhe punojnë, transmetojnë mediat e Beogradit.
Në këtë rajon rrugët janë të bllokuara në shumë vende nga serbët, e më shumë në Zupç në rrugën që e lidh Zubin-Potokun me jugun e Mitrovicës.