KFOR-i konfirmon 2 ushtarë të plagosur në veri

Prishtinë, 1 qershor - KFOR- i konfirmon 2 ushtarë të plagosur gjatë operacionit për largimin e barrikadave në barrikadën e Rudarit këtë mëngjes.
Njëri ushtar i plagosur është evakuuar. Ai është në gjendje stabile. KFOR-i dënon fuqishëm këtë akt të dhunës.
Veprimet e KFOR-it gjithmonë janë të udhëhequra nga parimi i përdorimit sa më të pakët të forcës që është e mundur.
Megjithatë, KFOR-i do të përgjigjet pajtueshmërisht në vetëmbrojtje, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.
KFOR-i nuk do të lejojë që situata të eskalojë më tutje dhe do të përdorë një nivel proporcional të forcës për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt.
KFOR-i ka vendosur pika të shumta të kontrollit për automjete dhe ka siguruar këto zona për arsye të sigurisë.
Kjo ndërlidhet me largimin e bllokadave rrugore dhe mbetet aty përkohësisht.
Pas largimit të bllokadës rrugore pikat e kontrollit të automjeteve dhe zonat e siguruar do të lirohen varësisht nga zhvillimet e situatës së përgjithshme të sigurisë.
Misioni i KFOR-it është që të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në këtë mënyrë me vendosmëri, mature dhe paanshëm, në përputhje të plotë me mandatin tonë.
Trupat tona janë duke e bërë këtë përgjatë 12 viteve të fundit me një rrezikshmëri të
konsiderushme për për sigurinë e tyre personale.
\"Ne i ftojmë të gjitha palët që ti shmangen veprimeve të njëanshme,
deklaratave nxitëse apo veprimeve të dhunshme.\"