KFOR-i kërkon trupa shtesë në Kosovë
Prishtinë, 2 gusht - Forcat ushtarke te NATO-s në Kosovë ka kërkuar trupa shtesë, pas përshkallëzimit të dhunës javën e kaluar.
\"Po kërkojmë trupa nga jashtë. Nuk mund të themi numrat, por do të jetë një batalion\", tha zëdhënësi i KFOR-it, Diter Vihter, për agjencinë Reuters.
Situata në veri është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.