17 Maj 2024

KFOR-i intervenon në veri

Prishtinë, 4 nëntor - KFOR ka bërë të ditur se dje, në pasditen e hershme, si rezultat i sulmeve në vendvotimet në MITROVICËN Veriore, trupat e KFOR-it kanë intervenuar me shpejtësi.

Me kërkesën e EULEX-it trupat e KFOR-it të zbarkuara më herët në veri të Kosovës për të kontribuuar për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes gjatë zgjedhjeve, kanë intervenuar menjëherë.

Brenda 15 minutave pas kërkësës së EULEX-it, KFOR-i ka dërguar një forcë për Reagim të Shpejtë nga Njësiti Shumëkombësh i Specializuar i Karabinierëve ( MSU) në veri të Mitrovocës.

Brenda një ore Njësitet Rezervë nga Batalioni për Manovra Taktike Rezervë i KFOR-it (KTM) gjithashtu janë vendosur në zonat shqetësuese në Mitrovicë dhe kanë përforcuar njësistet e KFOR-it të cilat kanë qenë që me herët te vendosura në atë zonë.
Përvec kësaj në qytetitn e Zveçanit trupat e KFOR-it kanë reaguar ndaj një shqetësimi dhe kane rivënë masa të sigurisë brenda zonës.

Më vonë në mbrëmje KFOR-i siç ishte kërkuar nga EULEX-i, ka ofruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes në rrugët përmes të cilave materiali zgjedhor ka udhëtuar drejt qendrave të numërimit.

 KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, dhe të kontribuojë në menyrë të matur dhe të vendosur në ruajten e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qyetarët e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)