22 Dhjetor 2024

KFOR-i i përkushtuar për një ambient të qetë në Mitrovicë

Prishtinë, 11 maj - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka pritur të martën në takim komandantin e ri të batalionit francez të KFOR-it në kuadër të Batel Grupit në veri, kolonel Fabrice Delaitre dhe paraardhësin e tij, G. Valbreco, me të cilët ka biseduar për gjendjen në Mitrovicë.

Pasi kanë vlerësuar situatën si të qetë, kryetari Kastrati, ka falënderuar kolonelin Valbreco për angazhimin e tij sa i përket krijimit të një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu ai ka çmuar edhe nivelin shumë të lartë të bashkëpunimit që ka KFOR-i me komunën, duke shtuar se kjo ka reflektuar pozitivisht edhe në efikasitetin e angazhimit në terren.

Në anën tjetër, komandanti i ri i batalionit francez të KFOR-it në kuadër të Batel Grupit në veri, kolonel Fabrice Delaitre, ka thënë se do të vazhdoj që të punoj në të mirë të të gjithëve në kontekst të mandatit që ka KFOR-i  në Kosovë. Ndërsa paraardhësi i tij, ka çmuar punën e përbashkët që është bërë me strukturat komunale.

Në takim është biseduar edhe për punët organizative të KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës, në kuadër të riorganizimit të kësaj strukture në gjithë vendin. Kryetari Kastrati, ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit edhe në rastet kur KFOR-i liron objekte që ka pasur deri tani në shfrytëzim, në mënyrë që të gjenden mundësi që ato kapacitete të shfrytëzohen për strehimin e banorëve që kanë probleme të tilla.

Ushtarakët e KFOR-it kanë thënë se kuptojnë plotësisht këtë kërkesë dhe se do ta kenë parasysh. Ata kanë bërë të ditur se në kuadër të riorganizimit të KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës tashmë janë liruar një numër i objekteve dhe hapësirave ku kanë qenë të vendosur ushtarët dhe pajisjet e tyre dhe se tani janë të përqendruar vetëm në tri lokacione.    

Në shenjë mirënjohje për punën dhe angazhimin e kolonelit Valbreco, kryetari Kastrati i ka ndarë një dhuratë me hartën e Kosovës të gdhendur me kristale të Trepçës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)